Trajtimi i arkitekturës në dimension më tepër shpirtëror e emocional, siç është dimensioni i përjetimit dhe perceptimit në arkitekturë, është thelbi i këtij libri. Hapësira arkitektonike dhe mënyra se si e perceptojmë atë, si dhe përjetimi i kësaj hapësire, janë indikatorë të fuqishëm në jetën e njeriut.
“Drejt një arkitekture ” rreshtohet si libri më i rëndësishëm i Le Corcusier . Si një teori e vërtetë e arkitekturës së shekullit XX , ky libër është tepër i domosdoshëm për të kuptuar idetë e arkitekturës moderne , në momentin kur shkollat e arkitekturës dhe urbanistikës , si dhe vetë publiku i gjerë kanë shtruar problemin e administrimit të jetës .
Ky libër synon të gjurmojë një vazhdimësi mes arkitekturës së traditës shqiptare dhe karakterit informal të transformimeve spontane të Tiranës bashkëkohore. Përpjekja për të vendosur një lidhje mes ekstremeve të formalizmit funksionalist, tipik i qytetit që mori formë gjatë regjimeve totalitare, dhe atyre të arkitekturës informale, e cila portretizon lirinë konstruktive të dekadave të fundit bëhet për të siguruar një lexim kritik i cili të mund t’i aplikohet ndërhyrjeve dhe rimëkëmbjes së arkitekturës ekzistuese. Libri është dy-gjuhësh. Fotografitë në brendësi janë origjinale të fotografit Atdhe Mulla.