Ndër romanet më të njohur fantashkencë të Zhyl Vernit, “20 000 lega nën det” tregon historinë fantastike të kapitenit Nemo dhe nëndetëses së tij Nautilius. Gjatë udhëtimit, kapiten Nemo me ekuipazhin shkojnë në pika të ndryshme të oqeaneve, disa prej të cilave Verni i njihte nëpërmjet tregimeve reale të udhëtarëve të ndryshëm, ndërsa disa të tjera janë krejtësisht të trilluara.
Robinson Kruzo është një roman i shkruar nga Daniel Defoe, botuar së pari më 25 prill 1719. Botimi i parë ia mveshi autorësinë e librit protagonistit Robinson Kruzo, aq sa lexuesit menduan se bëhej fjalë për një udhëpërshkrim me incidente të vërteta.
Princ Alfredi – një djalë shëndetlig i dhënë pas librave – nuk ka dalë kurrë nga muret e sigurta të pallatit mbretëror. Por tani në Bakingam po ngjasin gjëra të çuditshme dhe jeta e Alfredit nuk do të jetë më e njëjta.
Disa nga problemet që i kanë shtyrë shkencëtarët dhe shpikësit që të bëjnë zbulime të mëdha që ndryshuan botën, të gjitha të përmbledhura në këtë libër.
A mund të jenë të lumtur fëmijët kur nuk punon interneti? Mos ndoshta gjyshja duhet ta bllokojë ndonjëherë sinjalin? Zbuloni aventurën gazmore plot humor dhe mesazhe pikante nga autori gjerman Marc-Uëe Kling. Mosha e rekomanduar për lexim: 6+.