Orhan Pamuk

Ky shkrimtar turk, nobelist është botuar në gjuhën shqipe nën kujdesin e shtëpisë botuese  “Skanderbeg Books” gati në të shumtën e veprës së tij.                                     
Me përkushtimin e tij letrar dhe cilësinë e lartë artistike, i ka mundësuar lexuesit të përbotshëm  dhe atij shqiptar njohjen e një kulture të madhe.
Kulturë e trashëguar e kultivuar në  perandori dhe e kuruar në Turqinë e sotme.                                                

Shkrimtari  suprizon me “Une jam e kuqja”, pranohet nga familja si shkrimtar me “Xhevdet Beu dhe të bijtë”, romani “Bora” i thotë opinionit intelektual që unë jam, jo pasha, por “shkrimtar i madh“.

Me shumë vepra të tjera  ai u krijon mundsinë shumë lexuseve të bashkëbisedojnë me të. Ndërsa romani me titull “Libri i zi“ mund të themi me bindjen e plotë që është kryevepra e tij, ndërsa “Çudia në mendjen time” është përkushtimi i tij i paepur letrar, qytetar e patriotik.                    

Realiteti politik në Turqi nuk ka përbërë ndonjë shqetësim për shkrimtarin, ndërsa ai identitar ka qënë fokusi përherë i Orhanit, jo aq i madh sa për ta vërtetuar, por për ta kuruar më tej.   
Ai konkludon se ajo që përfaqson kjo shoqëri turke është vërtetësia dhe paqja e saj me vetveten.
Në veprën e tij vihet re lehtë te çdo subjekt ndjesia ndaj origjinalitetit, përkatësisë, trashëgimisë, kurimit pa përbuzur dhe të metat jetësore.
Ai luan shumë me “padijen e ditur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *