Gabriel García Márquez

Gabriel García Márquez ka lindur në vitin 1928 në një familje ushtaraku, në qytetin e vogël të Aracatacës, që ndodhet në bregun e oqeanit Atlantik. Mbaroi fakultetin juridik në universitetin Bogotá dhe punoi si gazetar. Shërbeu korespondent gazetash në Romë dhe Paris. Jetoi që prej viteve 60-të në Meksikë.            

Që i mitur dëgjoi për ngjarje të rënda ndodhur në Kolumbi. Mbytje, e kryengritjes së punëtorëve dhunshëm la gjurmë në ndërgjegjen e tij. Dhuna si bashkëudhëtare e vendit të tij dhe historisë  së këtij populli i ka shkaktuar dëme njerëzimit, prandaj bëri përfundimin se prej saj duhet hequr dorë njëherë e përgjithmonë. 
Márquez nuk është i vetmi që bën këtë përfundim.      
Dhuna ka për bashkëudhëtare dhunën përvijon ai. Prej dhunës, vjen fatkeqësia, por ka dhe vetminë si një vrastare e shpirtit që ta boshatis jetën dhe të privon nga gëzimi dhe gjithçka e mirë e kësaj bote.

Veprat e tij më të spikatura janë “Kolonelit s’ka kush t’i shkruajë”, “100 vjet vetmi”, “Dashuri në kohën e kolerës”, “Vjeshta e patriarkut”.
“Kolonelit s’ka kush t’i shkruajë”,  trajton kolonelin të braktisur i cili rron i mbytur ne vetmi. Është hero i harruar i luftës civile. Ka 20 vjet që pret ti akordohet nje pension sipas meritës.           

Në qytetin Makondo do të zhillohen ngjarjet e romanit “100 vjet vetmi”, vepra që e beri Márquez-in të famshëm në mbarë botën. Në qendër të romanit është vënë përshkrimi i brezave të familjes Klan Buendia. Në Kolumbi ashtu si në shtetet e tjera të Amerikës latine mungon eposi. Kjo vepër fare mirë mund të konsiderohet si orvatje serioze e shkrimtarit për të krijuar këtë epos.  
I plotësuar dhe me gjithë veprat e tjera, është shkrimtari më i sukseshëm.
E rilexon dhe ndjen se të mbaron shpejt.
E rilexon dhe ndjehesh në një realitet magjik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *