“Dashuri shtrigane”,vepra e fundit e shkrimtarit Roberto Arlt,botuar ne vitin 1932,eshte historia tragjikomike e inxhinierit Estanislao Balder, i cili ne kundershtim me moralin e kohes,vendos te divorcoje gruan e tij, nga perjetimi i nje historie dashurie me nje adoleshente,pak perpara grushtit te shtetit ne vitin 1930.Balder tridhjetevjecar,ben nje jete monotone dhe te stresuar nga puna dhe lidhja bashkeshortore,prandaj ka vendosur qe te gjeje shpetim duke e braktisur familjen.Por,reagimet atipike dhe mendjengushta te familjareve per dashurine,seksin dhe martesen.nuk e tejkalojne optiken e levizjeve te shoqerise se kohes.Arlt eshte nje vezhgues i holle i frymes metafizike dhe absurdit te kesaj shoqerie. Kjo histori dashurie e mrekullueshme dhe analize psikologjike,eshte nje shuplake per kohen,jeten vanitoze,zakonet dhe hipokrizine e shoqerise se Argjentines.
Jaehee Lim, është një shkrimtare e talentuar koreane, e cila u zgjodh fituese e Çmimit të 9-të Botëror të Letërsisë, organizuar nga SIlbo dhe K. P. I. P. Agency. Lim ka lindur në Cheorwon në SH.B.A, në vitin 1964 dhe emigroi në Hawaii në vitin 1985. Romani i saj Parajsa Jote, që do të realizohet edhe film nga Netflix, i shkruar në gjuhën koreane, është një debutim shumë i suksesshëm.
Përkthimi i poezisë së Cezar Ivănescu-t është një provokim dhe një ndërmarrje e vështirë. Vështirësitë e përkthimit të saj nuk janë të rendit gjuhësor, por të nivelit të kuptimit, të thellësisë, peshës së fjalës mbi dhe nëntekstor, të simbolikës, të gjetjes së çelësave dekodifikues, të kuptimit të mistikës së saj, të transmetimit të muzikalitetit të saj etj. Në tekstet e poetit Cezar Ivănescu mund të ketë poezi që të pëlqejnë më shumë apo më pak, por në to vibron diçka “e shenjtë”. Hyjshmëria e vetme e poetit është lindja, akti i krijimit, i cili kashtos gëzimin me vuajtjen, frikën me shpresën
Zëri i Natasha Lesterit është shumë i veçantë. Ajo arrin të kapë detaje shumë autentike nga historia si: gjëmimi i daulleve të luftës, apo rrëshqitja e butë e një copë mëndafshi të hollë. Këto elementë prej fi ligrane, e bëjnë atë një nga autoret e sotme më të shquara të trillerit historik. Është forca emocionale e shkrimit të saj që e bën gjithçka të duket reale. Duke u nisur nga ngjarjet e modës së lartë franceze, Lester ka thurur një histori të mrekullueshme, origjinale duke e përjetësuar.