Përshkrim
Alana rritet nga tutori i saj me tërë privilegjet që mbart me vete pasuria, por në vigjilje të debutimit në shoqërinë e Londrës mëson të vërtetën rreth prejardhjes së vet: ajo është trashëgimtarja e vetme e fronit të Lubinias.
Dhe si të mos mjaftojë kjo, duhet të kthehet fill e menjëherë në vendin e saj për t’i prerë udhën një lufte civile.
Dhe kështu Alana e sheh veten në një tokë të ashpër e të izoluar, të sunduar nga zakonet mesjetare, ku askush s’ia njeh identitetin.
Duke e pandehur për një spiune të dërguar për të vrarë mbretin, Kristof Bekeri, kapiteni i rojeve mbretërore i hedh prangat.
Për ta bërë të rrëfehet të burgosurën bukuroshe, Kristofi është i vendosur të përdorë madje edhe armët e joshjes, por shpejt pasioni pushton zemrat e tyre, duke ndikuar edhe në fatet e kombit…
PERSHTYPJE
“Në këtë përrallë magjike, nga autorja më e shitur e New York Times, Johanna Lindsey, një princeshë e rrëmbyer zbulon fatin e saj të vërtetë: në detyrën mbretërore dhe në dashuri.”
— Library Journal
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.