Availability: In Stock

SHTEPIA TE PORTA E KALASE

Autor: Ermira Gjata
SKU: 9789928378095

1,200L

Shefkije hanmi ishte ulur mbi divanhanen e hajatit te madh dhe po priste me padurim Jalldyzin te kthehej nga shkolla e murgeshave.Mbante ne dore zarfin ,qe sapo i kishte mberritur nga Graci i Austrise…

Kategoria: ,

Përshkrim

Ermira Gjata, Aktore, pedagoge.
U lind në Elbasan me 3 tetor 1956, ku edhe ka kryer studimet deri në mbarimin e shkollës së mesme të përgjithshme. Në vitin 1975 fillon studimet në Insitutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve) dhe pasi diplomohet si aktore në vitin 1978 fillon punën në teatrin profesionist “Skampa” të Elbasanit. Luan disa role në teatër dhe në filma si Begia tek drama “Tokë e ndezur”, Nusja tek filmi “Nusja”, Ela tek filmi “Ne çdo stine”, etj. Në vitin 1982 fillon punë si pedagogenë lëndën e Fjalës artistike në fakultetin e Artit Skenik pranë Instituti të Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve). Gjatë viteve të para krahas ngritjes se saj shkencore si pedagoge luan disa role në teatër dhe filma, ku më të spikaturit janë: roli i Lilit tek komedia” Shi në plazhè”, roli i Lirikës tek drama,” Mesuesi letërsise, roli i Norës tek filmi artistik” Nxënësit e klasës
sime”, i Eles tek filmi “Rrethi i kujtesës, etj. Po ne keto vite ka drejtuar emisione në TV
shqiptar dhe në radio. Në vitin 1993 fillon kontaktet me shkollat e teatrove të Evrpës dhe bën disa takime dhe specializime jashtë vendit. Në vitin 1994 luan rolin e Dritës tek filmi “Zemra nënës”. Në vitin 1996 shkruan skenarin e filmit artistic “Bolero”. Në vitin 1998 shkruan si skenariste filmin “Unë ti dhe Kasandra”, ku luan rolin e nënës dhe është njëkohësisht bashkëregjisore. Në vitin 2001 luan rolin e plakës tek pjesa teatrale” Karriket” e Joneskos.Në 2003 boton librin profesional “Teknika e të folurit dhe Fjala artistike”. Në vitin 2004 merr titullin Profesori asociuar. Më vonë pasojnë disa role në teatër, ku me i spikaturi është roli i Verës tek ” Profesioni më i vjetër e P. Vogel. Ne vitin 2006 boton librin profesional” Komunikimi përmes tekstit artistik”. Në vitin 2007 merr titullin Profesor. Merr pjesë në disa takime të shkollave të teatrit të Mesdheut. Ka shkruar vazhdimisht artikuj shkencore në shtypin e kohës. Gjatë viteve 20012-2019 ka luajtur disa role në teatrin Kombëtar Eksperimental ku kanë spikatur roli zonjés Koner tek komedia “Gënjeshtër për gënjeshter” e A. Neilson, roli Veronikes tek drama “Zoti masakrès Jemina Reza, roli | Gretes tek komedia Presidentet i W. Schwab, roli i Megit tek komdia tragjike “Mbretersha e bukur e Linejlit, etj. Në vitin 2015 shkruan skenarin e filmit serial televiziv “Ti mund te me quash Xhon”, ku dhe luan si aktore. Ne vitin 2019 shkruan librin metodologjik “Fjala artistike dhe Antologjia e saj. Vazhdonte jape mesim në fakultetin e Artit Skenik, prane Universitetit të arteve.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

336

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “SHTEPIA TE PORTA E KALASE”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *