Përshkrim
Një prej imazheve më të zjarrta të shekullit të njëzetë: dy djem të rinj, dy princa, duke ecur pas arkivolit të së ëmës, ndërsa bota i shikonte me pikëllim dhe tmerr.
Ndërsa Princeshë Diana u shtri për të pushuar, miliarda njerëz pyesnin veten se çfarë duhet të mendojnë dhe ndiejnë Princi Uilliam dhe Princ Herri dhe, si do të shkonte jeta e tyre që prej atij çasti. Për Herrin, historia është si vijon: Para se të humbiste nënën, princi dymbëdhjetë vjeçar Herri njihej si i shkujdesur, zëvendësuesi fatlum i trashëgimtarit më serioz. Dhimbja ndryshoi gjithçka. Ai luftoi në shkollë, luftoi me zemërimin, vetminë dhe, për shkak se fajësoi shtypin për vdekjen e nënës, luftoi të pranonte faktin se jeta e tij ndodhej në qendër të vëmendjes.
Në moshën njëzetenjë vjeçare, iu bashkua ushtrisë britanike. Disiplina i dha strukturë dhe dy turne luftarakë e bënë hero në atdhe. Por shpejt u ndje më i humbur se kurrë, duke vuajtur nga stresi post-traumatik dhe i prirur ndaj sulmeve gjymtuese të panikut. Mbi të gjitha, s’mund të gjente dashurinë e vërtetë. Më pas, njohu Meganin. Bota u përfshi nga romanca kinematografike e çiftit dhe u gëzua me dasmën e tyre, si në përralla. Por që në fillim, Herri dhe Megani ranë pre e shtypit, iu nënshtruan valëve të abuzimit, racizmit dhe gënjeshtrave. Duke parë gruan të vuajë, sigurinë dhe shëndetin e tyre mendor në rrezik, Herri s’pa asnjë mënyrë tjetër për të parandaluar përsëritjen e historisë tragjike, veçse të ikte nga vendi i tij amë.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.