Përshkrim
Kjo është historia e Moisi Herzogut, një mesoburré né depresion, shakaxhi, qaraman dhe magjepsës. Megjithëse jeta e tij vazhdimisht merr rrokopujen – ai ka dështuar si shkrimtar, si mësues dhe si baba, ka humbur dashurinë e gruas së tij, ka humbur respektin e miqve më të afërt – Herzogu e sheh veten si një të mbijetuar, si nga fatkeqësitë e tij personale ashtu edhe ato të brezit të tij. Herzogu u shkruan letra miqve dhe armiqve, kolegëve dhe njerëzve të famshëm, të gjallëve dhe të vdekurve, duke zbuluar perceptimin e tij të hidhur për botën dhe sekretet më të thella të zemrës. Por ato letra nuk i dërgoi kurrë.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.