Duhet shumë art për të shkruar një histori interesante rreth misterit të vrasjes. Në pjesën më të madhe të rasteve, shkrimtarë të mëdhenj nuk ia arrijnë… por Robert Galbraith është mjeshtër. Misteri qendror i romanit “Gjak i trazuar” është i fortë dhe ndjekja e tij, ndërsa shpaloset gjatë një hetimi të zgjatur, është një nga kënaqësitë më joshëse të romanit… Detektivi privat Kormoran Strajk gjendet në Kornuell, kur i afrohet një grua që i kërkon ndihmë për të gjetur nënën e saj, Margo Bamboroun, mjeke, e zhdukur në rrethana misterioze në vitin 1974. Strajku nuk ka trajtuar kurrë më parë një cold case, aq më tepër një rast të pazgjidhur prej 40 vjetësh. Por megjithëse shanset për sukses thuajse nuk ekzistojnë, kureshtja e profesionalizmi fitojnë dhe ai e merr përsipër; duke ia shtuar listës së gjatë të rasteve për të cilat Strajku dhe partnerja e tij në agjenci, Robin Elakoti, janë duke punuar aktualisht. Ndërkaq, vetë Robini është midis një divorci të sikletshëm e torturues dhe vëmendjes së padëshiruar të një mashkulli, përveç se lufton me ndjenjat e saj për Strajkun. Strajku dhe Robini ndjekin të gjitha pistat për zhdukjen e Margosë dhe ndeshen me një çështje djallëzisht komplekse, me pista që përfshijnë letra tarot, një vrasës serial psikopat dhe dëshmitarë të cilëve nuk mund t’u besohet assesi. Dhe mësojnë se edhe rastet e vjetra prej kohësh, mund të shkaktojnë vdekje të tjera.
2,000LÇmimi origjinal qe: 2,000L.1,800LÇmimi i tanishëm është: 1,800L.
Zeri i priftit vinte i ngrohte dhe i embel brenda atyre mureve qe kishin filluar vajin e ndarjes. Heshtja qe pllakoste here pas here ua sembonte shpirtin gjithsecilit, duke fshire lotin qe rreshqiste pa u dukur. Jashte gjemonte zhurma e eres, e cila ngjante me melodine e violines, qe shoqeronte vajin e shpirtit, i cili po pergatitej per ndarjen nga kjo jete. Trishtimi nxirrte tinguj brenda simfonise, qe here shperthente, e here ulej nen ritmin e heshtjes qe udhehiqte mbremjen. Shpirti i priftit luftonte me dallget e terbimit te cilat kerkonin tja merrnin shpirtin ate nate, e atij i duhej te kapercente cdonjeren prej tyre. Dashuria behej varke shpetimi, ku voziste i sigurt, derisa te mberrinte prane bregut, ku e priste luftetari i betejave te jetes.Zoti e kishte thirrur t’i sherbente si bir i devotshem, duke lene pas gjithcka, per t’ia dhuruar dashurise, e cila e ushqente ne sofren e saj me ushqime qe nuk mbaronin kurre.
Leximi i librit është njësoj si të endesh nëpër pyje… Në një mënyrë më prozaike ato mund të quhen në fakt Si të bëhesh lexues i mirë…” Los Angelos Times Book Review “Erudit, me vështrim të gjerë dhe humor të thellë… Shembujt letrarë të Eco-s fillojnë nga Dantja te Dumaja, nga Sterne te Spillane. Teksti është emocionues për mendimin, shpesh komik, dhe plot me arsyetime befasuese.” Atlantic Monthly
Me ritmin marramendës, kthesat e papritura të ngjarjeve dhe dramën familjare që përmban, romani “Gjëja e fundit që më tha ai” është një mister që të mban mbërthyer dhe që të trondit me zgjidhjen me të cilën mbyllet.
1,200LÇmimi origjinal qe: 1,200L.1,080LÇmimi i tanishëm është: 1,080L.
“Gjëra që nuk i kapërcyem kurrë” është një roman i mbushur me humor, romancë dhe zhvillim të karaktereve. Shkrimi i Lucy Score sjell një histori argëtuese dhe frymëzuese për të gjithë ata që besojnë në aventurat e jetës dhe mundësinë e dashurisë së vërtetë që lind në mënyra të papritura.
1,400LÇmimi origjinal qe: 1,400L.1,260LÇmimi i tanishëm është: 1,260L.
Gjinj dhe vezë paraqet një portret të gruas moderne në Japoni dhe tregon rrugëtimet intime të tre grave, teksa përballen me shtypjen dhe pasiguritë e tyre, për të gjetur paqe dhe të ardhme që mund ta quajnë vërtet të tyren.
1,500LÇmimi origjinal qe: 1,500L.1,350LÇmimi i tanishëm është: 1,350L.