Historia e Bill Browder-it filloi në Moskë, ku ai themeloi dhe drejtoi fondin më të madh të investimeve në Rusi pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Hermitage Capital Management, por kur filloi t’i ekspozojë njërin pas tjetrit oligarkët e korruptuar që po grabitnin kompanitë në të cilat ai investonte, Vladimir Putini iu kthye kundër dhe, në vitin 2005, e dëboi nga Rusia.
Ky studim ka për qëllim të hulumtojё sektorët ku aplikohet partneriteti publik – privat, si dhe format, llojet dhe mënyrat e zbatimit të kontratave të PPP-ve.
Do të parapëlqenit të dinit të vërtetën, që ju thotë se për ju s’ka shpresë, apo të vazhdonit të besonit gënjeshtrat? Autorja bestseller Colleen Hoover rrëfen historinë magjepsëse të dy të rinjve me të kaluar të dhimbshme, që nisin një udhëtim pasionant dhe intrigues për të zbuluar kuptimin e jetës, dashurisë, besimit dhe, mbi të gjitha, fuqinë shëruese që vetëm e vërteta mund ta sjellë