Aspaktet të mashkullores është një koleksion i kontributeve më të rëndësishme të K.G. Jungut për kuptimin e thellë të mashkulloritetit – jo vetëm të psikologjise së burrit , por edhe të thelbit të mashkulloritetit në të dyja sekset.
“Megjithëse ëndrrat i referohen një sjelljeje të caktuar të vetëdijes dhe një gjendjeje të caktuar psikike, rrënjët e tyre janë të ngulitura thellë në pafundësinë e fshehtësive të errëta të mendjes së vetëdijshme. Për shkak të nevojës për një term më përshkrues, e quajmë këtë sfond të panjohur “pavetëdije”. Nuk e njohim natyrën e saj në vetvete dhe për vetveten, po vëmë re disa pasoja, prej vetive të së cilave guxojmë të nxjerrim një numër përfundimesh rreth natyrës së psikikës së pavetëdijshme. Duke qenë se ëndrrat janë shprehja më e zakonshme dhe më normale e psikikës së pavetëdijshme, ato na sigurojnë pjesën dërrmuese të materialit për hetimin e saj.”