-


-


-


-


-


-


-


Aleksander Moisiu ne shtypin francez te kohes 1912-1935
0700LKritika franceze e mirëpret artin e Aleksander Moisiut në vitet 1912 – 1913, por gjatë Luftës së Parë Botërore, ai do të angazhohet apo do të detyrohet të angazhohet në ushtrinë gjermane, në skuadriljen e aviatorëve. Marrëdhëniet e tij me francezët logjikisht do të ftohen. Në shtator të 1915-s i kapet rob në Champagne (Francë). Në mars të 1916-s tenton të arratiset gjatë një transferimi në burgun e Toulouse-s (Francë). Hidhet nga treni bashkë me një tjetër gjerman duke u fshehur kështu në një pyll. Shumë shpejt do të kapet dhe do të dorëzohet para autoriteteve franceze. Detajet e kësaj arratie dhe kapja janë përshkruar në mënyrë të hollësishme nga shtypi lokal i kohës. Në qershor të 1916-s, e transferojnë në Gjenevë (Zvicër) bashkë me 25 të burgosur gjermanë (bëhet fjalë për një shkëmbim të burgosurish franko-gjermanë).
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Brida
01,500LBrida është një vajzë e re irlandeze, e dashuruar me një fizikan të ri, Lorencin. Ajo ka ndjerë një thirrje të brendshme të misterit dhe prandaj shkon dhe i kërkon një magjistari të njohur si Mjeshtri i Madh, personazh nga kryesorët në roman, t’i mësojë magjinë. Këtu zë fill një subjekt që do ta përfshijë këtë vajzë në eksperienca të jashtëzakonshme që kanë të bëjmë me përballjen e saj me dhuntinë e lindur prej shtrige, me lidhjet që krijon e mësimet që merr nga mbretëresha e stregonerisë irlandeze, Wicca, me takimin në hipnozë me një prej paraardhëseve të saj nga mesjeta, që është djegur në turrën e druve nga inkuizicioni.
-


Bulevardi i yjeve
0800LNjë shkrimtare e suksesshme, që kthehet në atdhe për të vizituar një spital psikiatrik… Një gazetar i kronikës rozë, që gjurmon këmba-këmbës shkrimtaren… Një aktore e re, që frekuenton të njëjtin spital, për të ndërtuar një rol të pazakontë… Një grua e hijshme, që shfaqet drojtur përtej kangjellave të oborrit të këtij spitali… Jetët paralele të disa personazheve, të kryqëzuara, të gjitha, në një çmendinë… simbolika e së cilës i kapërcen muret e saj fizikë, në “një shoqëri që ka gati gjithmonë një këmishë force, për t’ia veshur gjithkujt që e gjen të ndryshëm”… Qyteti A. nuk ka asnjë koordinatë gjeografike. Ai mund të gjendet kudo… E ashtu si kudo, edhe në këtë qytet njerëzit ëndërrojnë, zihen, shpërfillen, çmenden, duhen, ndahen… pastaj ndërtojnë “shtëpi me dritare anijesh që shohin mbi det”, si të jenë duke pritur vazhdimisht prej andej, diçka që nuk mbërrin kurrë…
-


-


-


-


-


-


-


-


Dite e re
01,300LNjë natë dhjetori, në një cep të errët të portit, tre burra djegin të gjallë Sebastianin, një endacak të cilit i ka dalë nami si mashtrues i tmerrshëm. Pavllo, më i riu nga tre autorët e vrasjes, i tronditur nga brutaliteti i krimit, kërkon të dhëna për viktimën, duke shpresuar se në këtë mënyrë do të çlirohet nga brejtjet e ndërgjegjes. I kapluar nga pështjellimi mendor, ai beson se nëse ringjall historinë e të vdekurit, do ta rikthejë në jetë. Duke eksploruar strehëzat e të pastrehëve, ai arrin të gjejë shokët e Sebastianit, Teon, Markonin, Lokin dhe Janin. Ai u kërkon të katërve t’i rrëfejnë historinë e tyre dhe historinë e mikut të tyre të humbur, dhe, pa e kuptuar, ai bie në kurthin e një bote të çuditshme. Ndërsa në fillim gjithçka duket e vërtetë, rrëfimet bëhen më të ndërlikuara. Ç’shkaqe dhe ç’motive i çojnë ata në dëshmi të ndryshme dhe shpesh kontradiktore? Ku ndalet miti dhe ku fillon e vërteta? Kush ishte Sebastiani, fundja? Një zbritje në ferrin e hapësirës dhe kohës, një endje në parajsën e rrëfimit, një labirint ku mund të fshihet kuptimi i jetës.
-


-


-


Doke dhe tradita
02,000LNjë histori e shkurtër e gjakmarrjes ndër kanunet shqiptarë, shoqeruar me nje veprim krahasues dhe interpretuese ne zona te ndryshme te Shqiperise
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Gjaku i martirëve të kombit
01,200LZeri i priftit vinte i ngrohte dhe i embel brenda atyre mureve qe kishin filluar vajin e ndarjes. Heshtja qe pllakoste here pas here ua sembonte shpirtin gjithsecilit, duke fshire lotin qe rreshqiste pa u dukur. Jashte gjemonte zhurma e eres, e cila ngjante me melodine e violines, qe shoqeronte vajin e shpirtit, i cili po pergatitej per ndarjen nga kjo jete. Trishtimi nxirrte tinguj brenda simfonise, qe here shperthente, e here ulej nen ritmin e heshtjes qe udhehiqte mbremjen. Shpirti i priftit luftonte me dallget e terbimit te cilat kerkonin tja merrnin shpirtin ate nate, e atij i duhej te kapercente cdonjeren prej tyre. Dashuria behej varke shpetimi, ku voziste i sigurt, derisa te mberrinte prane bregut, ku e priste luftetari i betejave te jetes.Zoti e kishte thirrur t’i sherbente si bir i devotshem, duke lene pas gjithcka, per t’ia dhuruar dashurise, e cila e ushqente ne sofren e saj me ushqime qe nuk mbaronin kurre.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Kërkuesit e guaskave
01,500LRosamunde Pilcher krijon në faqet e këtij libri një nga personazhet e saj më të arrirë, një figurë gruaje të paharrueshme, protagonisten e një sage familjare e cila, nga Lufta e Dytë Botërore deri në fund të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, përshkon tri breza të lidhur nga magjia e mistershme e një pikture.
-


-


-


-


-


-


-


-


-


-


Kthim ne shtepi
01,800LVendosur në fasadat elegante të vilave në Kornuell, para Luftës së Dytë Botërore dhe në hapësirat përgjatë viteve të turbullta të luftës, kjo histori dinamike flet për një grua të jashtëzakonshme, që përballet me dashurinë, dëshpërimin dhe, me plot kuptimin e fjalës, me kthimin në shtëpi.
-


-


-


-


-

