Përshkrim
Ishte ora 22:00 e datës 2 qershor kur Nina u ngrit nga shtrati dhe, si ngaherë, e rrëzoi në dysheme Platonin e gjorë. Rendi në banjë dhe teksa shpëlante duart, vuri re që ylli ishte bërë shumë i madh, aq sa i zinte tërë pëllëmbën e dorës. Dhe ishte pis i zi…kjo nuk i kishte ndodhur kurrë. Ylli i zi… Shenja e rrezikut. Çfarë duhet të bëj?,-mendoi me vete. E trembur, rendi drejt e në dhomën e teto Karmenit, që e rroku fort në qafë dhe ia mbështolli dorën me pambuk të njomur me lëng trëndafili. Platoni mjaullinte i dëshpruar dhe kishte hipur mbi dollap, ndërsa Adoni lehte dhe godiste me putra derën, si të donte të dilte një çast e më parë. Karmeni nuk dinte si ta qetësonte Ninën dhe kafshët. Dukej sikur atë natë kishte shpërthyer si njëferr i vërtetë.





Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.