Përshkrim
Kjo është historia e një motre dhe një vëllai binjak: Xheinës dhe Danielit. Të mbetur jetimë në moshë fare të re, dy të rinjtë detyrohen të gjejnë forca për të përballuar dhembjen e madhe nga humbja e prindërve dhe pastaj për të mbijetuar. Një lidhje e ngushtë motër e vëlla, që papritur qëndron në fije të perit. Pas një debati të ashpër, Danieli largohet nga shtëpia (emigron në Suedi), duke e lënë Xheinën t’ia dalë e vetme. Pas gjashtë vitesh ndarjeje, kaluar plot vështirësi e peripeci, motër e vëlla ritakohen, por duket se jeta ka rezervuar një tjetër ndarje për ta. Këtë herë përgjithnjë… Një roman plot emocion, me një stil të qartë e të thjeshtë, që ka në qendër lidhje familjare e miqësore, dashurinë, sakrificën dhe forcën e madhe për të ecur përpara e për të buzëqeshur, edhe atëherë kur duket se nuk ka më shpresë…
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.