Përshkrim
Çajupi bëri emër në letërsinë tonë të fillimit të shek. XX kryesisht si poet, vepra e të cilit u kushtohej atyre idealeve patriotike e demokratike, që i jepnin shtytje lëvizjes sonë kombëtare. Në vëllimin me vjersha Baba Tomorri ishte përfshirë edhe komedia 14 vjeç dhëndër, por që nuk jepte aq dorë për ta vlerësuar autorin edhe si dramaturg. Dy veprat dramatike të tij, komedia Pas vdekjes dhe tragjedia Burri i dheut, u botuan vonë, pas 1935, dhe mendimi kritik përparimtar shqiptar nuk arriti të nxirrte në pah vlerat e vërteta të Çajupit, edhe si komediograf e lëvrues i tragjedisë. Komedia e parë, 14 vjeç dhëndër, u quajt nga kritika e viteve ’30 “një farsë moliereske shumë e bukur, që zë vendin e parë në gjininë e vet”, letërsia jonë nuk e kishte njohur ende këtë lloj të gjinisë dramatike. Çajupi si dramaturg u shqua ndër gjithë bashkëkohësit jo vetëm si një ndër iniciatorët e lëvrimit të kësaj gjinie, por edhe për faktin se veprat e tij dramaturgjike zunë vend të veçantë në letërsinë tonë, për sa u përket tipareve themelore të brendisë ideore dhe stilit dramaturgjik. Kështu, përkundrejt temave të ngushta familjare morale, që zënë vend në veprën e ndonjë
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.