Availability: In Stock

VENDET E MIA-NJË HISTORI PERSONALE E EUROPËS

SKU: 9789994307111

1,500L

Përshkrim

Timothy Garton Ash ishte shtatëmbëdhjetë vjeç kur Britania e Madhe iu bashkua Komunitetit Europian dhe gjashtëdhjetekatër kur Britania doli. Për mëse pesë dekada ai ka jetuar dhe është ushqyer me politikat europiane, duke qenë dëshmitar i disa prej skenave më dramatike në historinë e saj, duke intervistuar shumë prej lojtarëve të dorës së parë dhe analizuar sesi ka evoluar për europianin e zakonshëm anë e mbanë kontinentit. Vendet e mia është një përzierje mahnitëse e historisë bashkëkohore, reportazhit dhe kujtimeve të shkrimtarit tonë të madh rreth Europës. I ngjizur pas një gjysmë shekulli udhëtimesh dhe përsiatjesh, “Vendet e mia” rrëfen historinë e Europës qysh nga dalja e saj prej ferrit të luftës në vitin 1945: sesi dalëngadalë e mori veten dhe u rindërtua, u çlirua dhe u bashkua për t’iu qasur idealit të një“Europe të tërë e të lirë”. Për t’u lëkundur sërish, më pas.

Timothy Garton Ash ka shpenzuar një jetë duke u marrë me studimin e Europës. Tejet vetjak dhe i ndjerë thellësisht, ky libër është plot e përplot përvojash të gjalla, takimesh dhe anekdotash: duke nisur prej kujtimeve të të atit rreth D-Day, intervistat me punëtorët e porteve në Poloni, guerrilasit shqiptarë maleve të Kosovës dhe adoleshentët e mllefosur të lagjeve më të varfra të  Parisit, si dhe i këshillave për udhëheqësit politikë në Mbretërinë eBashkuar, Europë dhe në SHBA.

Vendet e mia është një histori gjithë jetë e frymëmarrje e një periudhe progresi të pashoq, si dhe një përshkrim i kthjellët sesi kaq shumë gjëra ndoqën rrugën e gabuar, duke nisur nga kriza financiare e vitit 2008, për të mbërritur te lufta në Ukrainë. Në thelbin e vet, ky libër është një thirrje e ngutshme drejtuar qytetarëve të këtij kontinenti të madh e të moçëm, për të kuptuar e mbrojtur atë çka kemi mbërritur kolektivisht.

Timothy Garton Ash është profesor i Studimeve Europiane pranë universitetit të Oxfordit dhe kolumnist për të përditshmen Guardian. Është fitues i shumë çmimeve dhe vlerësimeve për
librat dhe gazetarinë – ndër ta Dosja (The File), tregimi autobiografik shtangës rreth investigimit dhe përmbajtjes së dosjes së tij në arkivat e Stasit pas rënies së Gjermanisë Lindore.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

486

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “VENDET E MIA-NJË HISTORI PERSONALE E EUROPËS”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *