Availability: In Stock

Tri sprova mbi letërsinë botërore

Autor: Ismail Kadare
SKU: 9789928226884

2,000L

Ky vëllim përmbledh tri ese të famshme të Ismail Kadaresë që u kushtohen po aq kryeveprave të pavdekshme të letërsisë së të gjitha epokave, nga ajo antike (Eskili) në atë mesjetare (Dante), deri te ajo moderne (Shekspiri) Në këtë antologji, për mendimin tim, mund të përfshihen edhe të tjera tekste si për shembull shkrimet për bashkatdhetarët e tij të ndritur, nga De Rada te Lasgush Poradeci, te Migjeni , apo disa faqe kushtuar Homerit, Ovidit, Servantesit, Gogolit, Pushkinit, Kafkës, Folknerit etj., të shpërndara nëpër korpusin e veprave eseistike të autorit që tek e fundit dëshmojnë ballafaqimin e tij intim me pararendësit në kërkim të përsosmërisë artistike. Gjithsesi, arsyeja kryesore e përfshirjes së vetëm këtyre tri eseve kushtuar tragjedive të Eskilit, Komedisë Hyjnore dhe Hamletit, nuk është diktuar nga zgjedhje apo interesa editoriale, po nga dëshira për të nderuar qëndrimin kritik dhe idetë e vetë autorit: liria e përgatitësit të vëllimit për ta zgjeruar vëllimin i ka lënë vendin sikurse është e natyrshme të bëhet, të paktën në këtë rrethanë-vullnetit të autorit

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

309

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Tri sprova mbi letërsinë botërore”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *