Përshkrim
Në vitin 1785 Imanuel Kanti boton veprën me titull “Themelimi i Zakoneve Shoqërore”. Kjo përbën orvatjen e parë të vërtetë të Kantit në përballjen me problematikën morale dhe një pararendje të mjaftueshme për veprën më të plotë të botuar, tri vite më vonë, me titull “Kritika e Arsyes Praktike”. Themelimi ndahet në tri pjesë: këto ndjekin linjën, që arsyeja duhet të kryejë për të arritur në njohjen e kushteve të mundësisë së moralitetit. Pjesa e parë trajton nocionin e “arsyes” duke e kuptuar si “veçoria e të pakushtëzuarit” dhe përshkruan udhën, që niset nga njohja e zakonshme e moralitetit deri tek ajo filozofike. Pjesa e dytë shtjellon kalimin e mëtejshëm: nga filozofia morale te “metafizika e zakoneve”, e thënë ndryshe, te metafizika morale. E treta, duke u nisur nga kjo e fundit, mbërrin në kritikën e arsyes së kulluar praktike, ku koncepti i lirisë, duke udhëhequr vullnetin e individit, shndërrohet në çelësin dhe themelin e moralitetit të çdo qenieje racionale. Analiza e imperativëve kategorikë e hipotetikë, e përmbledhur sidomos në pjesën e fundit, përbën epiqendrën e veprës.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.