Përshkrim
“Botimi i këtij libri përbën një ngjarje historike, njëlloj siç ka qenë botimi i veprave të tilla si “Pasuria e kombeve” e Adam Smithit apo “Interpretimi i ëndrrave” i Sigmund Frojdit.”
Nassim Nicholas Taleb
“Daniel Kahneman është një nga psikologët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe padyshim psikologu më me rëndësi sot në botë.”
Steven Pinker
“Të menduarit shpejt dhe të menduarit ngadalë” është një tour de force i një gjiganti të mendimit… Lexojeni atë ngadalë, pastaj lexojeni prapë: ai ka për të të ndryshuar mënyrën se si do të mendosh për punën, për botën dhe për vetë jetën tënde.”
Richard Thaler
“Një ngjarje madhore intelektuale… Një libër që ka për të na ndryshuar mënyrën se si ne e shohim vetveten.”
New York Times
“I thellë… Njëlloj siç bëri Koperniku kur tregoi se Toka s’është qendra e universit apo Darvini kur ndryshoi idenë që ne kishim për origjinën tonë, Zoti Kahneman arrin të demonstrojë se ne s’jemi ata paragonë të arsyes që kujtojmë se jemi.”
The Economist
“Kahneman është një nga mendimtarët më origjinalë e më interesantë të kohës sonë. S’besoj të ketë njeri tjetër në planet që të kuptojë më mirë se si dhe përse ne marrim ato vendim që marrim në jetë…”
Steven D. Levitt
“Janë shkruar shumë libra për nacionalitetin dhe irracionalitetin njerëzor, por vetëm një prej tyre mund të konsiderohet si kryevepër. Kjo kryevepër quhet “Të menduarit shpejt dhe të menduarit ngadalë” nga Daniel Kahneman.”
Financial Times
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.