Përshkrim
U mbështeta në karrige. Shijoja ngrohtësinë. Shpejt ndjeva se do të ndodhte diçka e bukur dhe do të humbisja ndjenjen e realitetit. Dhimbja pushoi, por nuk u zhyta në erresirë e ruajta vetëdijen. Shikoja shtellungat e avullit në driten e qartë të llambave halogjene dhe e kuptova menjëherë se jam brenda një shtylle të ndritshme avulli të pafund, se kam qënë gjithmonë aty dhe gjithmonë do të jem aty, i gjatë dhe i plakur, i shkrirë plotësisht në ciklonin e avullit, nga i cili formoheshin pjesë të ndryshme të gjithësisë . ( Pjesë nga romani )
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.