Përshkrim
Liliana është tërheqëse, e bukur… e njëherazi në prag të vdekjes nga tuberkulozi. Por ajo nuk dëshiron të mbyllë ditët e saj të fundit në një spital mes Alpeve. Dëshiron të shohë sërish Parisin, pastaj Venecian – të jetojë e shpenguar sa më shumë të jetë e mundur. Ndoshta mund te vdesë rrugës, ndoshta jo, por përpara se të ikë nga kjo jetë, ajo dëshiron t’i japë vetes edhe një shans tjetër…
Klerfoja, një pilot garash automobilistike, luan me fatin sa herë që është pas timonit. Njeri pa iluzione për jetën, ai tërhiqet fuqishëm prej një gruaje, e cila mund ta shohë vdekjen në sy dhe të qeshë me të. Së bashku, ai dhe Liliana, do të bëjnë një çift të pazakontë, i cili jeton vetëm për momentin, pa kurrfarë mendimi për të ardhmen. Gjithçka duket si një ujdi e përsosur deri sa njeri prej tyre bie në dashuri…
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.