Availability: In Stock

Njeriu eshte nje fazan i madh mbi toke

Autor: Herta Müller
SKU: 9789995684723

800L

Fazani në Gjermani simbolizon më tepër mburrjen dhe mendjemadhësinë, ndërsa në Rumani, është krejt tjetër gjë; fazani është një zog i trembur që nuk di të fluturojë dhe që largohet duke u fshehur në shkurre, një humbës. A do të ishte njeriu një humbës mendjemadh?

Kategoria: ,

Përshkrim

Qëkur mullixhiu Windisch dëshiron të mërgojë, ai e sheh fundin ngado në fshat. Ndoshta nuk e ka gabim. Këngët janë të trishta, vdekja shihet në fund të tasave dhe secili duhet të bëjë kurvën për të jetuar dhe detyrimisht për të mërguar. Windisch e ka të kotë të japë thasë mielli dhe të paguajë, pasaporta e tij e premtuar nuk vjen që nuk vjen. E bija e tij, Amelia, i jepet milicit dhe priftit, pikërisht për këtë qëllim. Një ditë, ata do të nisen përmes hullisë së plasaritur gri të udhës që Windisch e bënte për të vajtur tek mulliri. Më vonë, ata do të rikthehen një ditë vere, për vizitë, të veshur me rroba që vishen në Perëndim, dhe me këpucë të cilat nuk bëjnë dhe aq për hullinë e fshatit të tyre, do të vijnë me sende nga Perëndimi, shenjë e arritjes së tyre shoqërore, dhe “mbi faqen e Windisch, një lot i qelqtë”. Herta Müller është një shkrimtare gjermane me origjinë rumune, e lindur me 1953 në një qytet gjermanishtfolës, në Banat. Më 1976 punon si përkthyese në një uzine mekanike, por pushohet nga puna pas tre vjetësh, pasojë e një mospranimi për të bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit. Librat e saj të parë censurohen nga regjimi i Çausheskut, deri në ndalimin e plotë për të mos botuar më në Rumani. Më 1987, mërgon në RFGJ, së bashku me të shoqin, shkrimtar. Që nga 1995, ajo është anëtare e “Akademisë gjermane për gjuhën dhe letërsinë”.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

174

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Njeriu eshte nje fazan i madh mbi toke”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *