Availability: In Stock

Nje vere e arte

SKU: 9789928377753

1,400L

Category:

Përshkrim

“Nuk e kisha llogaritur Çarli Florekun.”

Gjëra të bukura ndodhin te liqeni. Kështu thoshte gjyshja e Alisës dhe është e vërtetë. Alisa kaloi një verë atje në një shtëpizë me Nanën, kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç: pikërisht atëherë e shkrepi atë foto që kapte tre adoleshentë të qeshur në një motobarkë të verdhë, imazhin që ndryshoi jetën e saj.

Tani Alisa jeton pas lentës. Si fotografe, ndihet më rehat prapa kamerës duke lënë të tjerët të shkëlqejnë. Po kohët e fundit kërkon diçka më tepër dhe, kur Nana rrëzohet e thyen ijën, Alisa bën një plan për të dyja: një tjetër verë në atë vend magjik, në Gjirin e Berit. Po me të vënë këmbë atje, qetësinë ua prish uturima e njohur e një motobarke të verdhë dhe burri që e vozit.

Çarli Floreku ishte vetëm nëntëmbëdhjetë vjeç, kur Alisa e kapi në foto prej së largu. Tani është burrëruar, kthyer në një flirtues të paturp, që e bën Nanën të qeshë dhe Alisën të dëshirojë të jetë sërish shtatëmbëdhjetë vjeç, kur jeta ishte më e thjeshtë, kur mbajtja e aparatit fotografik në duar ishte veçse një argëtim.

Ditët e kaluara nën diell dhe netët e vakëta buzë liqenit me Çarlin po kthehen në një balsam për shpirtin e Alisës, po kur ajo ngre sytë dhe dallon atë vështrim jeshil depërtues mbi vete, nis të shqetësohet për zemrën e saj.

Alisa ka sy të mprehtë, prandaj dhe është aq e zonja në profesionin e saj, po kurrë nuk ka takuar dikë që arrin ta kuptojë me sy.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Shkrimtarët

Rafti #

22/1

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Nje vere e arte”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *