Availability: In Stock

Neser e pergjithmone

Autor: Ermal Meta
SKU: 9789994306824

1,500L

Në një roman të jashtëzakonshëm formues, Ermal Meta rrëfen historinë e Kajanit, që rritet mes stuhisë së konflikteve të shekullit XX, një shpirt i ndjeshëm i katapultuar në botë të largëta.

Përshkrim

Sa mund të durojë vallë njeriu para se të thyhet apo të dorëzohet?

Cila është njësia matëse e dhembjes?

Në sa kafshime merimange mund të përkthehet?

Dimër 1943: në Europën e tronditur thellë nga Lufta e Dytë Botërore, Shqipëria i vë gjoksin e paepur pushtimit gjerman.

Në fshatin e vogël Rragam, në veri të vendit, Kajani sheh botën të ndryshojë përmes syve kureshtarë të një fëmije shtatë vjeç. Prindërit i ka partizanë, maleve duke luftuar kundër nazistëve, ndaj dhe në krah ka vetëm fort të shtrenjtin gjysh Betimin dhe Korneliusin, një personazh me të shkuar misterioze që do të lërë gjurmë të pashlyeshme në jetën e Kajanit.

Me përfundimin e luftës, jeta e personazhit kryesor duket se rrëshqet në shina të sigurta dhe premton rendjen drejt një të ardhmeje rrëzëlluese, por në Shqipërinë e sunduar nga diktatura komuniste dhe në Europën e ndarë në dysh nga lufta e ftohtë, asgjë nuk është si duket.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

458

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Neser e pergjithmone”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *