Availability: In Stock

Ne mbrojtje te kapitalizmit

SKU: 9789928265739

1,800L

Rainer Zitelmann shqyrton dhjetë kundërshtimet më të zakonshme ndaj kapitalizmit: kapitalizmi çon në uri dhe varfëri, në pabarazi në rritje, në konsum të panevojshëm, në shkatërrimin e mjedisit, në ndryshime klimatike dhe luftëra.

Category: Tag:

Përshkrim

Kapitalizmi, thonë kritikët e tij, u jep përparësi fitimeve mbi njerëzimin, krijon monopole dominuese dhe minon demokracinë. Zitelmann shqyrton me radhë secilin prej këtyre argumenteve dhe zbulon të metat kritike që i zhvlerësojnë ato. Ai ofron kundërargumente për secilën akuzë, duke përdorur një mori provash historike dhe fakte që hapin sytë, për të provuar se nuk është kapitalizmi ai që ka dështuar, por një shekull eksperimentesh antikapitaliste.

Pjesa e dytë e librit eksploron perceptimet popullore të kapitalizmit në Europë, SHBA, Amerikën Latine dhe Azi dhe bazohet në një sondazh të porositur posaçërisht të Ipsos MORI të 21 vendeve, rezultatet e të cilit prezantohen këtu për herë të parë.

REVIEWS

“Një nga librat më të rëndësishëm prej dekadash në mbrojtje të kapitalizmit… Adam Smith do të ishte ndier krenar dhe i impresionuar”.

Steve Forbes – Drejtues dhe kryeredaktor i Forbes Media

“Mitet e shumta që kritikojnë kapitalizmin refuzohen me fakte dhe argumente bindëse, të cilave kritikët nuk do të jenë në gjendje t’u japin një përgjigje efektive. Gjithsecili që do të dijë të vërtetën rreth kapitalizmit, duhet ta lexojë këtë libër”.

John Mackey – themelues i Whole Foods Market

“Ky libër i vonuar prej kohësh ekzaminon në mënyrë faktike dhe kundërshton tërësisht dhjetë nga pikat më të diskutuara antikapitaliste. Më në fund, dikush e bëri këtë gjë… dhe pikërisht në kohën e duhur”.

Kristian Niemietz – Institute of Economic Affairs, Londër

“Libri u përgjigjet nevojave kritike, veçanërisht faktit se si politikanët joliberalë tani fajësojnë kapitalizmin për mjerimin që e krijuan ata vetë, përmes ndërhyrjeve në politikat ekonomike. Le të jemi mirënjohës ndaj këtij libri, i cili rishikon tërësisht faktet që na interesojnë”.

Brad Lips – Atlas Network

“Në librin e tij, Në mbrojtje të kapitalizmit, Rainer Zitelmann ekspozon mitet dhe supersticionet e mësuara në shkollë dhe na jep shpjegimin e duhur të realitetit ekonomik”.

Prof. Thomas DiLorenzo – senior sellow, Von Mises Institute,  autor i librit How Capitalism saved America

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

390

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Ne mbrojtje te kapitalizmit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *