Përshkrim
Dy ngjarje të pazakonta, njëra e ndodhur në Mesjetë, tjetra në ditët e sotme, ndryshojnë fate njerëzish. E para përmbys jetën e një Murgu të dikurshëm. E dyta atë të një intelektuali të kohëve tona. Bëhet fjalë për grabitje të dhunshme. Kush i ka organizuar? Me çfarë qëllimi?
Përtej shekujve që i ndajnë, ata vihen të gjejnë grabitësit. Në fakt zbulojnë të fshehta tronditëse të shoqërive ku jetojnë. Gjithçka sillet rreth marrëdhënies së njeriut me pasurinë, të moralit me paranë, të dinjitetit personal me pushtetin, të besimit me interesin bankar. Dy njerëzit në qendër të rrëfimit shkrihen çuditërisht në një qenie të vetme.
Çfarë ka ndodhur në të shkuarën që përcakton fatet tona të sotme?
















Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.