Availability: In Stock

Merimanga dhe pasvdekja

Autor: Bashkim Shehu
SKU: 9789994307449

1,000L

Category:

Përshkrim

Lexuesi do të endet nëpër faqet e këtij romani të ndërtuar jashtëzakonisht bukur, pa e kuptuar nëse historia që po lexon është ajo e personazheve që kanë ekzistuar vërtet, si ajo e Ramize Gjebresë apo e Mustafa Gjinishit, me të cilat ndërthurret, apo do të përshkojë fillin e një trillimi të mirëfilltë.

A mund të ndodhë që analet e Shqipërisë të kopjojnë historinë dhe, nga ana tjetër, që vetë historia e Shqipërisë të imitojë letërsinë? A mund të kalojë ajo, me hap të sigurt, duke ndjekur fillin e Ariadnës, nga Jul Cezari dhe Makbethi i Shekspirit te fiksionet e stërholluara të Borhesit? “Me sa duket, po. Dhe që një pasqyrim i tillë të bëhet i konceptueshëm, këtë e mundëson mjeshtëria letrare e Bashkim Shehut. Nëse kinematografia mund të imitojë historinë dhe letërsinë – ashtu siç bën Bertoliçi te Strategjia e merimangës – madje të rikrijojë vetveten, atëherë nuk është e çuditshme që diçka e ngjashme të ndodhë edhe në këtë roman, ku hasim një remake shqiptar të filmit të Bertoluçit.”

María Roces Gonzáles (përkthyese).

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

161

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Short Description
Rafti #

4/6

Pesha

Website Stock

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Merimanga dhe pasvdekja”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *