Përshkrim
Një ditë Presidenti Rusvelt më tha se po kërkonte mendimin publik se si mund të quhej lufta. Unë iu përgjigja menjëherë: “Një luftë e panevojshme”. Kurrë nuk do të ishte penguar një luftë më lehtë se kjo që kishte asgjësuar gjithçka që kishte mbijetuar nga lufta e mëparshme.
Tragjedia njerëzore arriti pikën e saj kulminante kur pamë se pas gjithë këtyre mundimeve e sakrificave të qindra miliona njerëzve dhe fitores së çështjes së drejtë ende nuk kishim gjetur paqen dhe sigurinë dhe që ndodhemi përballë rreziqeve edhe më të këqija se ato që kemi lënë pas.
Sidoqoftë, kam shumë shpresë se shqyrtimi me kujdes i së kaluarës ofron një mundësi për të ecur në rrugë të drejtë për kohët që po vijnë dhe që brezat e ardhshëm do të dinë t’i ndreqin disa nga gabimet e së kaluarës dhe do ta zotërojnë më mirë skenën e panjohur të së ardhmes në përputhje me nevojat dhe destinacionin sublim të njerëzimit.