Availability: In Stock

Lista e te ftuarve

Autor: Lucy Folley
SKU: 9789928005441

1,200L

Me ne fund vjen ne shqip nje nga bestseller-at e momentit ne bote, shkruar mjeshtrisht nga Lucy Folley, vleresuar si Agatha Christie e kohes tone per stilin, tensionin dhe misterin qe te mban mberthyer deri ne faqen e fundit. Libri vjen ne qarkullim me date 20 maj 2023 nga shtepia botuese Bota Shqiptare.

Përshkrim

Në një ishull të bregut të Irlandës janë mbledhur të ftuarit për të festuar lidhjen e jetëve të dy personave. Dhëndri: i hijshëm e tërheqës, yll televizioni në ngritje. Nusja: e zgjuar dhe ambicioze, botuese reviste.

Është dasmë e denjë për një revistë apo për njerëz të famshëm: fustan i mrekullueshëm, vend i largët, organizim i shkëlqyer luksi, uiski i shtrenjtë. Shërbimi i telefonisë celulare mund të mos jetë i pandërprerë dhe dallgët e detit mund të jenë të fuqishme, por festa është planifikuar deri në hollësitë më të vogla që do të zbatohen me profesionalizëm.

Por përsosmëria ekziston vetëm në planifikim, kurse njerëzit janë si gjithë të tjerët. Ndërsa kërcasin tapat e shampanjës dhe fillon festa, urimet dhe ca kujtime të largëta fillojnë të përzihen me fyerje e xhelozi të vockla.

Shoqëruesit e dhëndrit nisin lojën e pijes si në kohët e shkollës. Shoqëruesja e nuses gris jo aq rastësisht fustanin. Shoku më i vjetër i nuses ngre një dolli jo aq të pëlqyeshme që i vë dasmorët në siklet.

Pastaj, zbulohet se dikush ka vdekur. Kush është personi që dëshiron të prishë lumturinë e çiftit? Dhe çfarë ka më shumë rëndësi, për ç’arsye?

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

395

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Lista e te ftuarve”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *