Availability: In Stock

Kunata

SKU: 9789994346523

Çmimi origjinal qe: 600L.Çmimi i tanishëm është: 540L.

Dy vëllezër dhe një grua. Patrick Besson ka zgjedhur temën universale të trekëndëshit dashuror për romanin e tij. Një histori që është e dënuar, për nga thelbi i saj, të përfundojë keq. Por në vend që ta lërë historinë të rrjedhë qetësisht, autori ka bërë një zgjedhje të mençur të personazheve për nga bukuria, ligësia, mirësia dhe prejardhja.

Kategoria: ,

Përshkrim

Zhili, vëllai i madh që punon si gazetar, takohet me Anabelën, me të cilën Fabieni, vëllai i vogël që është një yll kinemaje, po mendon të bashkëjetojë. Ai marroset pas vajzës së re dhe lexuesit i lindin me mijëra pyetje: Do ta dashurojë vallë duke vuajtur në heshtje? Apo do t’ia shprehë ndjenjat e tij? Në qoftë se po, si do reagojë Anabela? Po Fabieni? Zhili është një burrë, i cili të bën për vete që në fillim të librit, madje pa e kuptuar pse. Duket se e torturojnë disa gjëra, sidomos divorci që ka hedhur pas krahëve, megjithëse lexuesit nuk i bëhet i njohur ky fakt. Por njëherazi ai ruan një qetësi të habitshme në vetvete, pikërisht si burrat dyzetvjeçarë. E prek lexuesin kur bie në dashuri me të fejuarën e vëllait të vet, pasi në qoftë se do e kalojë kufirin e marrëdhënieve “familjare” me të, asgjë nuk do jetë më si më parë… Nga kjo ndjenjë lind një tension i madh, që vazhdon deri në fund të romanit. Fabieni, vëllai i vogël i Zhilit, ka filluar të bëhet shumë i njohur. Ai është një djalë i ri, i dehur nga suksesi, që pëlqen shumë të bredhurit pas grave, por edhe shumë “kënaqësi” të tjera, që të fal alkooli apo droga. Është e vështirë të lidhesh pas këtij personazhi, që duket i sheqerosur, i pasigurt në vetvete dhe mban një qëndrim, pas të cilit duket sikur fsheh me kujdes dhimbjen. Por ç’është kjo dhimbje? Katerina është nëna e dy djemve. Në pamje të parë mund të duket si personazh i dorës së dytë, e parëndësishme, por shumë shpejt kuptohet se është vetëm e kundërta. Ajo është një grua e fortë, “ndëshkuese”, që krejt e vetme mbizotëron në familje. S’është për t’u habitur, që ka fare pak vend për bashkëjetuesin e saj, Saverion, që pavarësisht të gjithave, është një burrë tërheqës. Anabela, e dashura e Fabienit, është një grua e re, delikate, e dashur dhe, me sa duket, e tërhequr tej mase nga fama… Asaj do t’i duket shqetësuese sjellja e Zhilit karshi saj, por a do t’i dorëzohet vallë pasionit të tij? Nëse pena e Patrik Besson-it është në mënyrë konstante mjaft e ashpër dhe e mprehtë, madje shpeshherë nuk e njeh kompromisin apo finiturat, stili i tij gjithsesi mbetet elegant. Me një qëndrim prej psikologu, ai arrin të përshkruajë personalitete delikate dhe të paqëndrueshme duke shpalosur një tis humori, që depërton në atmosferën e rënduar të subjektit. Kjo teknikë përdoret me sukses, pasi karakteret e Kunatës janë të paparashikueshëm. E fshehta, që mbulon gjithë historinë, në fakt mbart mjaft sekrete të tjera. Të dashnorit me dashnoren, të vëllait me vëllanë, të nënës me djalin, pra thelbin e këtij romani e përbëjnë marrëdhëniet sentimentale, bashkë me dëshirat, xhelozitë, keqardhjet, fjalët e pathëna që mund t’u helmojnë shpirtin. Kunata na tregon se Patrick Besson di t’i kuptojë lexuesit e vet.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

154

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kunata”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *