Përshkrim
Laureshës së maleve
Ia prenë këngën mbi bisqe lisash,
Foleja i mbeti e varur diku
Mbi një shtëllungë reje me shi
Poshtë një qielli të nxirë,
Mbi pellgje psherëtimash
Me dritë hëne të ngrirë.
Fluturoi kuja e laureshës
Mbi vetulla malesh,
Mbi mjegulla lotësh mori dhenë…
Në vise të tjera shkoi
Ngriti folenë.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.