Ka Stok

Kosherja

SKU: 9789928310880

Çmimi origjinal qe: 1,200L.Çmimi i tanishëm është: 1,080L.

“Kosherja” është vepra më e njohur e shkrimtarit spanjoll dhe fituesit të çmimit Nobel, për 1989, Camilo José Cela-s. Si në një koshere të vërtetë, në udhët e kafenetë e Madridit luzmon jeta me gjithë shfaqjet e saj reale e të çmendura.

2 stok

Category:

Përshkrim

“Kosherja” është vepra më e njohur e shkrimtarit spanjoll dhe fituesit të çmimit Nobel, për 1989, Camilo José Cela-s. Si në një koshere të vërtetë, në udhët e kafenetë e Madridit luzmon jeta me gjithë shfaqjet e saj reale e të çmendura.

Në Spanjën e pas luftës Civile, ku sapo ka triumfuar diktatura e Frankos,” kosherja” popullohet nga një turmë njerëzish të zakonshëm që as e kanë humbur luftën, por as e kanë fituar; njerëz që ulen shkujdesshëm ne stolat vetmitarë të parqeve publike, që jetojnë nëpër pallate pa ngrohje, që grumbullohen nëpër kafene për të gjetur pak ngrohtësi, për t’u qetësuar me nje gotë dhe një cigare, për të shkëmbyer dy fjalë me miqtë, të dashurat apo fqinjin e rastësishëm; njerëz të ndryshëm, secili me historinë e vet personale: vejusha, fajdexhinj, studentë të dështuar,shërbetorë, policë, kamarierë, të papunë, prostituta, e vajza të mbara, si dhe një galeri e tërë personazhesh që i japin romanit një frymë korale.Shfaqet, në gjithë mjerimin e vet, një e përditshme e rëndomtë, me biseda bajate, zili meskine, thashetheme, por edhe frikë, dhembje, e ankthe të thella ekzistenciale .

Mëngjesi, mëngjesi që përsëritet përjetësisht, luan dhe ai rolin e tij modest për t’ia ndryshuar faqen qytetit, kësaj varreze, kësaj foleje grerëzash, kësaj koshereje bletësh.