Përshkrim
Në vitet 1960, katër të rinj ambiciozë zënë vendet e tyre në Westminster. Gjatë tre dekadave ata ndajnë pasionet e trazuara të garës për pushtet me gratë dhe familjet
e tyre, burra dhe gra të kapur në një lojë dramatike, të rrezikshme dhe plot intriga. Por vetëm një njeri prej tyre do të mund të arrijë në qëllimin përfundimtar – të ulet në karrigen e kryeministrit.
Çarls Gurnei Sejmor, është djali i dytë por që nuk do të bëhet kurrë kont si i ati, por ai trashëgoi forcën e nënës, dhe vullnetin për të realizuar ëndrrën e tij…
Babai i Simon Kerslejkut sakrifikoi gjithçka për t’u siguruar që ëndrrat e djalit të tij të realizoheshin. Tani është shansi i Simonit të ngrihet aq lart sa lejojnë ato ëndrra…
Rei Guldiu u rrit shumë krenar – një cilësi që përputhet me një intelekt të mprehtë dhe dëshirën për të arritur të pamundurën…
Endrju Frejzer, futbollist i famshëm e la sportin për politikën. Tani është radha e tij për heroizma, pavarësisht kostos së lartë…
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.