Availability: In Stock

Gramshi, Një biografi e re

SKU: 978-9928-341-70-9

2,000L

Nga “kreu i klasës punëtore”, siç e përkufizoi Toliati më 1927-ën, D’Orsi tregon përpjekjet në rritje të Gramshit për të kapërcyer kufizimet e ngurta të “gardhit të marksizëm-leninizmit”, në emër të mendimit kritik dhe antidogmatik, pa e harruar kurrë objektivin që do ta shoqërojë deri në ditën e fundit: çlirimin e proletariatit nga zinxhirët e tij.

Përshkrim

Angelo d’Orsi tregon historinë e Antonio Gramshit, nga fëmijëria e tij në Sardenjë deri në Torino, nga Moska në Vjenë, nga Roma në burgun e Turit dhe deri në klinikën romane, ku ai vdiq më 1937-ën.

Personazhe publike dhe figura nga jeta private, duke filluar me familjen Shukt dhe lidhjen e ndërlikuar të dashurisë me Xhulian, nëpër jetën dhe historinë intelektuale dhe politike të mendimtarit (dhe revolucionarit) më të madh italian të shekullit XX. Me një rrëfim të aftë për të rindërtuar ngjarjet dramatike historike, protagonist apo dëshmitar i të cilave Gramshi ishte, d’Orsi hedh dritë mbi gjenealogjinë dhe origjinalitetin e mendimit të tij, duke gjurmuar pikëtakimet dhe përplasjet me historinë e së Majtës italiane e sovjetike dhe protagonistëve të saj, nga Toliati te Bordiga, nga Lenini te Trocki dhe te Stalini.

Nga “kreu i klasës punëtore”, siç e përkufizoi Toliati më 1927-ën, D’Orsi tregon përpjekjet në rritje të Gramshit për të kapërcyer kufizimet e ngurta të “gardhit të marksizëm-leninizmit”, në emër të mendimit kritik dhe antidogmatik, pa e harruar kurrë objektivin që do ta shoqërojë deri në ditën e fundit: çlirimin e proletariatit nga zinxhirët e tij.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

456

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Gramshi, Një biografi e re”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *