Availability: In Stock

Gjak i trazuar

SKU: 10188

2,000L

Duhet shumë art për të shkruar një histori interesante rreth misterit të vrasjes. Në pjesën më të madhe të rasteve, shkrimtarë të mëdhenj nuk ia arrijnë… por Robert Galbraith është mjeshtër. Misteri qendror i romanit “Gjak i trazuar” është i fortë dhe ndjekja e tij, ndërsa shpaloset gjatë një hetimi të zgjatur, është një nga kënaqësitë më joshëse të romanit… Detektivi privat Kormoran Strajk gjendet në Kornuell, kur i afrohet një grua që i kërkon ndihmë për të gjetur nënën e saj, Margo Bamboroun, mjeke, e zhdukur në rrethana misterioze në vitin 1974. Strajku nuk ka trajtuar kurrë më parë një cold case, aq më tepër një rast të pazgjidhur prej 40 vjetësh. Por megjithëse shanset për sukses thuajse nuk ekzistojnë, kureshtja e profesionalizmi fitojnë dhe ai e merr përsipër; duke ia shtuar listës së gjatë të rasteve për të cilat Strajku dhe partnerja e tij në agjenci, Robin Elakoti, janë duke punuar aktualisht. Ndërkaq, vetë Robini është midis një divorci të sikletshëm e torturues dhe vëmendjes së padëshiruar të një mashkulli, përveç se lufton me ndjenjat e saj për Strajkun. Strajku dhe Robini ndjekin të gjitha pistat për zhdukjen e Margosë dhe ndeshen me një çështje djallëzisht komplekse, me pista që përfshijnë letra tarot, një vrasës serial psikopat dhe dëshmitarë të cilëve nuk mund t’u besohet assesi. Dhe mësojnë se edhe rastet e vjetra prej kohësh, mund të shkaktojnë vdekje të tjera.

Kategoria: ,

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Gjak i trazuar”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *