Përshkrim
Historiani dhe filozofi Hippolyte – Adolphe Taine ka qenë një nga figurat më të shquara të pozitivizmit. Vepra “Filozofia e artit”, botuar në Paris, përmbledh teoritë dhe konceptet mbi artin dhe mbahet edhe sot si kryevepra e padiskutueshme e estetikës pozitiviste. Autori e fillon librin me natyrën dhe krijimin e veprës së artit, për të arritur te përcaktimi i thelbit të artit.
Sipas konceptit të estetikës së tij, arti, megjithëse imitim (mimesis), nuk është riprodhim i thjeshtë i natyrës kundruar në pikëvështrimin e dëshirave më të larta të shpirtit. Vepra e artit nuk është fryt i pakuptueshëm i fantazisë apo i tekave të artistit, por ajo mund të shpjegohet përmes shkaqeve: pra është shprehje e një ideje të natyrës dhe jetës.
Filozofia e artit rindërton, përmes analizës së të gjithë elementeve, mjedisin, konceptimin e jetës dhe vlerat e shpirtit nga të cilat lind vepra e artit. Artisti është filozof, është kundrues i bukurisë ideale. Ai arrin ta kapë atë dhe të kuptojë “tërësitë”.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.