Availability: In Stock

Fëmijët e muzgut

SKU: 9789928292827

700L

Libri rrëfen vetminë e tyre ekzistenciale dhe frikën për të mos gjetur kurrë lumturinë e mirëfilltë.

Category:

Përshkrim

Ky roman origjinal i shkruar nga Ana Kordzaia-Samadashvili kalon nga skenat prozaike të marra nga jeta e përditshme në një rrëfim poetik, që ngre lart e hyjnizon vlerat e një miqësie të pakushtëzuar.
Midis protagonistëve, në moshë të mesme, gjejmë; Martën, delen e zezë të familjes, të braktisur fillimisht nga e ëma dhe, disa vjet më vonë, nga gjyshja e saj;
Nikon, një burrë që ruan shpirtin e fëmijës dhe që, pasi e ka braktisur vendin për të ndjekur ëndrrat fëmijërore, dështon dhe gjendet në situata pa rrugëdalje, të vështira, për bukën e gojës, larg shtëpisë;
Tamarën, që, megjithëse e di se sharmi i saj është zhdukur prej kohësh, ende ka një dëshirë të vogël për një dashuri të madhe.
Të gjithë ata, të vendosur të mos heqin dorë nga shpresat e përhershme, përpiqen të harrojnë hidhërimin duke ndjekur një stil jetese bohem, në kërkim të përhershëm të lumturisë dhe argëtimit, gjë që as alkooli nuk mund t’ua sigurojë. Dhe, në fund të fundit, të gjithë janë të palumtur.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Fëmijët e muzgut”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *