Availability: In Stock

Ëndërr në pallatin e kuq (V.10)

Autor: Cao Xueqin
SKU: 9789928292711

1,500L

Disa thonë që është autori më i madh i letërsisë kineze, të tjerë që është klasiku më i madh! Pak rëndësi ka, e rëndësishme është që do të lexoni një histori sa interesante aq edhe të shkruar bukur, me shumë personazhe, karaktere te nderlikuar dhe befasues, në një nga segmentet me të rëndësishme të historisë së Kinës.

Kategoria: ,

Përshkrim

Në çastin që do të filloni të lexoni këtë roman – ose më saktë këtë vepër voluminoze letrare – ju do të filloni njëkohësisht të hyni në një botë tjetër, ta njihni atë dalëngadalë dhe, në fund, të mos dëshironi të ndaheni më prej saj.

Do t’ju tërheqë me aromën, me peisazhet mahnitëse, me personazhet, të shumtë e të ndryshëm, me përshkrimin e thellë dhe të imtësishëm të marrëdhënieve të ndërlikuara njerëzore… me dashurinë në shpërfaqjet e saj nga më të papriturat, me intrigën, me dhimbjen dhe humbjen… ndoshta dhe me ringritjen.”

Çfarë kënaqësie kur merr në dorë një libër të tillë, në dy vëllime: Ëndërr në Pallatin e Kuq, të autorit Cao Xueqin.

Një libër që meriton të lexohet. I përkthyer mjeshtërisht nga Diana Çuli.

Informacion shtesë

Autori

Gjuha

Nr i faqeve

923

Shtëpia botuese

Shkrimtarët

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Ëndërr në pallatin e kuq (V.10)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *