Egersia
1,200L
Një natë e ngrohtë pranvere, një grua e re ecën në mes të autostradës. Është e zhveshur dhe e mbuluar në gjak. Në errësirë e përvijojnë fenerët e një kamioni, që përplasen mbi të. Disa orë më vonë, kur ta gjejnë rrëzë një parkingu shumëkatësh, do të zbulohet edhe identiteti i saj: është Klara Salvemini, vajza e madhe e ndërtuesit më të fuqishëm të zonës. Të gjithë mendojnë se ka vrarë veten. Të jetë vërtet kështu? Çfarë e lidhte Klarën me biznesin e të atit? A ka mundësi që marrëdhënia me vëllezërit dhe motrën – e veçanërisht me Mikelen, atë të zymtin, atë ndryshe, rebelin e familjes – të ketë pasur rol vendimtar në vdekjen e saj? Ky roman është një pikturë që përmban vilat e periferive të pasura të Barit, përuljet dhe habitë e çdo ngjitjeje të shpejtë në majën e shoqërisë lokale, një galeri me personazhe të paharrueshme, tensionet e një familjeje që luhatet mes shkëlqimit dhe katastrofës së plotë. Intensiteti i shkrimit të Lagioia-s – kurrë më parë kaq i qartë, kaq i fuqishëm – na tërheq në një labirint emocionesh të fshehta e të hapura, dhe ndërton një strukturë të përkryer, të ngarkuar me tension, që kryqëzohet vazhdimisht me personazhet dhe botën e tyre, që e mbërthen lexuesin deri në kthesën përfundimtare të komplotit mahnitës.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.