Availability: In Stock

Derrkuci i Krishtlindjes

SKU: 10095

1,100L

Një aventurë emocionuese për dashurinë e një fëmije për gjënë e tij më të çmuar dhe se sa larg do të shkojë për ta gjetur. Një përrallë për të gjithë familjen, nga njëra prej tregimtareve më të mëdha në botë.Xheku e adhuron lodrën e tij prej lecke, Derrkucin, që e thërret Dër, shkurt DD. Derrkucin e ka pasur pranë, në të mirë e në të keq. Derisa një natë Krishtlindjesh ndodh diçka e tmerrshme: DD-ja humbet. Por nata e Krishtlindjes është një natë mrekullish, kur zgjidhen edhe rastet e pashpresa, një natë kur të gjitha gjërat mund të marrin jetë… edhe lodrat.Dhe lodra më e re e Xhekut, Derrkuci i Krishtlindjes, ka një plan të guximshëm: së bashku do të nisin një udhëtim magjik në Vendin e të Humburve, për të shpëtuar mikun më të mirë që Xheku ka njohur ndonjëherë…Imagjinata e pashtershme dhe dhembshuria e autores për njerëzit e dashur dhe objektet që thithin ndjenjat njerëzore, është një himn për ngrohtësinë e familjes, për kujdesin për tjetrin. Me ilustrime të bukura nga artisti i shumëvlerësuar Jim Field, Derrkuci i Krishtlindjes është i destinuar të bëhet një klasik i dashur për të rritur dhe fëmijë.

Shqyrtime

Ende pa shqyrtime.

Jini i pari që shqyrton “Derrkuci i Krishtlindjes”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *