Përshkrim
Në një Sicili të shndërruar në një rrënojë të pamatë, një trembëdhjetëvjeçare e paepur dhe guximtare niset në kërkim të vëllaçkos së rrëmbyer. Mes fushash të zhuritura dhe pyjesh plot mistere, gërmadhash të qendrave tregtare dhe qytetesh të braktisura. Mes hapësirave të mëdha të shkreta të një ishulli të pushtuar rishtas nga natyra dhe bashkësish egërshane të mbijetuarish.
Si udhërrëfyes Ana ka fletoren që i ka lënë e ëma, me udhëzimet për t’ia dalë në krye. Dhe ditë pas dite zbulon se rregullat e së shkuarës nuk vlejnë më, duhet të shpikë të reja.
Me “Ana” Niccolò Ammaniti ka shkruar romanin e tij më drithërues. Një dritë që ndizet në errësirë dhe zgjeron rrezen e saj për të zbuluar pasiguritë, vrundujt e zemrës dhe fuqinë e pakontrollueshme të jetës. Sepse siç zbulon Ana, “jeta nuk na përket, na përshkon”.
“Ekzistonte një gjenialitet makabër, sipas shumë zërave pjellë e mendjes njerëzore, në mënyrën se si përhapej virusi dhe në atë amullinë e gjatë që e kishte shndërruar në një bombë biologjike. Shpejtësia me të cilën ndryshonte e bënte të pamundur sintetizimin e një vaksine. As kërkuesit që punonin për këtë, pavarësisht procedurave të rrepta anti-infektim, nuk arrinin dot t’i shpëtonin.”
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.