Përshkrim
Çfarë ndodh me një vajzë gjashtëmbëdhjetëvjeçare që guxon e futet në një shtëpi që nuk është e saj? Cila është përgjigjja që një grua e re merr nga i dashuri pasi e pyet atë nëse ai ka ndër mend ta braktisë? Cili është përfundimi i përpjekjeve të një çifti kur ajo këmbëngul që të adoptojnë një djalë, ndërsa ai dëshiron një vajzë, sepse te historia e saj, në njëfarë mënyre, ai shikon fëmijërinë e tij? Po makthi i një nëne që ka frikë se vajza i ka pësuar diçka? Në nëntë tregimet e shkurtra në këtë libër, kalohet shpejt nga malli në paturpësi, e më tej deri në nëpërkëmbje. Bëhet fjalë për njerëz që ndahen – nga miqësitë, martesat dhe marrëdhëniet e krijuara në takimet e tyre intime. Të gjithë bëjnë gjëra për të cilat iu vjen turp dhe që të gjithë i përmbahen idesë se ka diçka më të madhe se ajo që po lënë pas.
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.