Libri “Jetëgjatësia”, i shkuar nga profesori i gjenetikës në Shkollën Mjekësore të Harvardit do ta ndryshojë përgjithmonë mendësinë tonë mbi procesin e plakjes, dhe se çfarë mund të bëjmë për ta shmangur atë. Njëkohësisht, ky botim është një udhërrëfyes si t’i marrim frenat e shëndetit tonë në duar e na njeh me një qasje të re e të guximshme drejt të ardhmes së njerëzimit.
Në këtë libër provokues dhe të formuluar thjesht-e-qartë, dr. Jason Fung-u paraqet një teori origjinale dhe të fuqishme për obezitetin, duke na dhënë njohuri për ushqyerjen e duhur. Përveç pesë hapave bazë, ai paraqet shprehi për të përmirësuar në mënyrë afatgjatë shëndetin tuaj, si dhe për të mbajtur nën kontroll nivelet e insulinës. Dr. Fung-u shpjegon se si të agjëroni me ndërprerje, për të thyer ciklin e rezistencës ndaj insulinës dhe të arrini një peshë normale në mënyrë të qëndrueshme.
Menopauza është një cikël i jetës që e kalon çdo grua e megjithatë shumë e kalojnë me turp, frikë, informacione të gabuara ose heshtje. Pse nuk flet askush hapur për të? Kush i ka informacionet e sakta dhe si mund t’i përfitojmë ato? Pikërisht nga këto pyetje lindi ideja për këtë libër.
Herë pas here në jetën e përditshme mbytemi aq shumë me obsesionet sa pas një pike të caktuar e kemi të vështirë të jetojmë jetën normale. Njerëzit që përpiqen me lloje të ndryshme të obsesioneve si obsesioni i pastërtisë, obsesioni i besimit, obsesioni i koleksionimit, në shumicën e rasteve nuk e vërejnë se kjo është një sëmundje. Prandaj të shohësh se sëmundja e obsesionit mund të kurohet, do të thotë hedhja e një hapi shumë të rëndësishëm që këta pacientë të fitojnë shëndetin.
Tema e paraqitur përmes këtij studimi monografik ka vlerë të madhe për faktin se është studimi i parë , i vetëm i gjerë e i plotë mbi tumorin Wilms në Shqipëri .