Romani “Më Ndrysho” me shtatë kapitujt e tij, tenton të jetë
shembelltyrë e jetës reale njerëzore, lindja, rritja, e në fund gjetja e vetvetes. Talenti ështe i lindur, por artist bëhesh vetem nëse e ndjek ëndrrën. Jana, stilistja me duart magjike do t’i duhet të braktise të
tashmen, do t’i duhet të arratiset nga hijet e të kaluarës që të marrë
pjesë në konkursin që do t’i ndryshojë jetën. Nëse ajo fiton, do të bëjë atë që ka ëndërruar gjithmonë, të ndryshojë modën.
Natë e heshtur është një histori e paharrueshme e dashurisë, dhimbjes dhe forcës që marrim nga ata që duam. Arratisje me tregimtaren e preferuar botërore, Danielle Steel, në momente emocionuese dhe tërheqëse.
Kjo është historia e çlirimit nga burgu, në maj të vitit 1945, të katër të burgosurve politikë holandezë, në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe e kthimit të tyre në Holandë. Kjo është një histori trimërie që do t’ju bëjë të mendoni thellësisht për protagonistët e saj dhe të lëshoni lotët e mirënjohjes për heroizmin e tyre.
Romani, i shkruar në pjesën më të madhe në kohën e tashme, në formën e një dialogu midis Kromuellit dhe personazheve të tjera, ka përshkrime poetike të mrekullueshme dhe një pasuri të jashtëzakonshme leksikore, për sjelljen e të cilës në shqip do t’i jemi mirënjohës përkthyesit Korab Hoxha. Të paharrueshme janë faqet e fundit ku Tomas Kromuelli, i mbyllur në Kullën e Londrës, takon akuzuesit dhe disa nga bashkëpunëtorët, dikur të zgjedhurit dhe të mbrojturit e tij, që kanë vendosur ta tradhtojnë.