Ëngjëlli i harresës bazohet në përvojat e familjes së Maja Haderlap dhe të pakicës sllovene në Austrinë jugore , shumë prej të cilëve luftuan si partizanë kundër nazistëve gjatë luftës së Dytë Botërore . Historia përqëndrohet në përvojat e një vajze të re që mëson të lundrojë në terrenin midis dy komuniteteve armiqësore dhe dy gjuhëve jashtëzakonisht të ngarkuara .
Ky roman është një vepër realiste duke u bazuar te vërtetësia e ngjarjeve, sidomos tek pasqyrimi me vërtetësi i koprracisë së plakut Grande. Problemi shoqëror që trajton autori është ai i rolit të parasë në shkatërrimin e ndjenjave njerëzore.
“Frymë të vdekura” është konsideruar kryevepra e mijëvjeçarit. Përshkrimi i jetës rurale ruse, tregtia me shpirtërat e vdekur dhe rrënimi i kastave dhe vlerave njerëzore janë therëse, sarkastike deri në dhimbje. Ky libër shënon një kulminacion letrar prandaj rekomandohet gjerësisht edhe si lexim në shkolla dhe universitete.
Një kronikë plot humor të zi dhe e hidhur e jetës së rrugës dhe fateve të shtresave të ulëta të dy metropoleve të mëdha. Në vitin 1928, 25 vjeçari Eric Arthur Blair vendoset në Paris, kryeqyteti i kulturës botërore dhe destinacioni i shumë shkrimtarëve dhe artistëve, të pasur dhe të varfër, nga e gjithë bota. Parisi i këtyre viteve ishte vendi ku pëlqente të jetonte Ernest Hemingway, Henry Miller, Gertrude Stein me bashkëjetuesen e vet Alice B. Toklas, Picasso, F. Scott Fitzgerald, Edith Wharton e shumë të tjerë. Shumë prej këtyre shkrimtarëve bënë libra të paharrueshëm për jetën e Parisit por është Eric Arthur Blair ai që me ka bërë kronikën më origjinale. Sipas tij, kjo “është një histori pak a shumë e parëndësishme që shpresoj se mund të jetë interesante, siç janë interesante ditarët e udhëtimeve”.Një incident i pakëndshëm i ndodh shkrimtarit të ri, që e zhyt në mjerim, në uri dhe në kërkim të punëve të rëndomta. Shkrimtari, që më vonë u bë i njohur me pseudonimin George Orwell, nisi në këtë mënyrë të eksploronte Parisin dhe, më pas Londrën, nga statusi i “skllavit të skllavit” dhe prej syve të endacakut. I botuar fillimisht në vitin 1933, I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër u bë një udhërrëfyes klasik i dy metropoleve të mëdhenj dhe një analizë e mprehtë sociale e politike e viteve ’30. Ky është libri që besohet se caktoi edhe pikën e kthesës së Orwellit, nga fëmija e një familjeje me mirëqenie dhe i arsimuar në shkollën e elitës Eton, në luftëtar për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. Kjo është hera e parë që ky libër vjen në gjuhën shqipe