Romani i Agron Tufës “Paqja e përgjakur e Adamit” është një rrëfim elegjiak për fatin e njeriut të drejtë që përpiqet të meritojë “hisen e tij nën diell”, që sakrifikon e flijohet për të afërmin, që ëndërron të ndërtojë strehën e tij në paqe me këtë botë dhe që gjen në realitet vetëm tradhtinë, poshtërimin dhe mosmirënjohjen.
Nga autorja e një prej librave më të shitur, Gjinj dhe vezë, si dhe sensacionit letrar ndërkombëtar, Mieko Kawakami, një roman i kthjellët që ndriçon ndikimin e dhunës dhe fuqinë e solidaritetit. Qiell rri si një dëshmi e shkëlqyer e talentit letrar të Kawakamit. Nuk ka dyshime se ajo ka zënë vendin dhe ka fituar reputacionin si një ndër autoret e reja më të rëndësishme, vepra e së cilës zgjeron kufijtë e letërsisë bashkëkohore japoneze.
Një roman i jashtëzakonshëm është rizbuluar nga autori i romaneve “Dashuria në kohërat e kolerës” dhe “Njëqind vjet vetmi”, nobelisti Gabriel Garcia Marquez. Ky libër vjen në shqip me përkthimin nga gjuha origjinale të Mira Meksit.
Vjeshta e Patriarkut, një nga veprat më të ndërlikuara dhe ambicioze të Gabriel García Márquez, është rrëfimi brilant i një tirani karabian dhe abuzimit me pushtetin.