“Dashuri shtrigane”,vepra e fundit e shkrimtarit Roberto Arlt,botuar ne vitin 1932,eshte historia tragjikomike e inxhinierit Estanislao Balder, i cili ne kundershtim me moralin e kohes,vendos te divorcoje gruan e tij, nga perjetimi i nje historie dashurie me nje adoleshente,pak perpara grushtit te shtetit ne vitin 1930.Balder tridhjetevjecar,ben nje jete monotone dhe te stresuar nga puna dhe lidhja bashkeshortore,prandaj ka vendosur qe te gjeje shpetim duke e braktisur familjen.Por,reagimet atipike dhe mendjengushta te familjareve per dashurine,seksin dhe martesen.nuk e tejkalojne optiken e levizjeve te shoqerise se kohes.Arlt eshte nje vezhgues i holle i frymes metafizike dhe absurdit te kesaj shoqerie. Kjo histori dashurie e mrekullueshme dhe analize psikologjike,eshte nje shuplake per kohen,jeten vanitoze,zakonet dhe hipokrizine e shoqerise se Argjentines.
Një autobiografi sa zemërthyese, aq edhe zbavitëse, nga ylli i serialeve “iCarly” dhe “Semi dhe Keti”, për vështirësitë e saj si aktore që në vegjëli, duke përfshirë çrregullimet e të ngrënit, varësinë dhe marrëdhënien e vështirë me nënën imponuese.
Fazani në Gjermani simbolizon më tepër mburrjen dhe mendjemadhësinë, ndërsa në Rumani, është krejt tjetër gjë; fazani është një zog i trembur që nuk di të fluturojë dhe që largohet duke u fshehur në shkurre, një humbës. A do të ishte njeriu një humbës mendjemadh?
Me botimin e dy vëllimeve të mëparshme dhe përkthimin e një antologjie në greqishte, autori kish menduar ta mbyllte serinë dhe ta arkivonte krijesën e vet të pashtruar, por nuk i paskësh bërë hesapet mirë me personazhin – meqë zoti Shyti kish ende shumë për të thënë.
I konceptuar si një monolog herë ngacmues, herë intrigues e herë zbavitës, në qendër të një kafeje imagjinare por aq familjare për shqiptarin e këtyre viteve, personazhi përmbledh në vete një traditë që nis ndoshta me Sokratin e dialogëve, duke i dhënë kafesë së thjeshtë të mëhallës tiranase atributet e skenës së një teatri antik, ku nuk mungon as kori, as personazhet satelite e ndonjëherë as publiku i imagjinuar.
Libri është një satirë politike mbështetur mbi ironinë dhe humorin therës, një nga ato satira që nxisin mendimin e lirë. Libri lexohet me një frymë e madje të grish t’ua lexosh miqve me zë të lartë. Ndonëse duke lexuar therja e ironisë shkon deri aty sa t’i bëjë dialogjet të duken të stisura, çdo dialog bazohet mbi fakte dhe deponime konkrete. Kjo dramë merr shkas nga vrasja reale e një aktivisti politik, vrasje për të cilën nuk u dënua askush. Autori Dario Fo është fitues i çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1997.”