-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Barnatorja e humbur
0Fshehur në thellësitë e Londrës së shekullit XVIII, një barnatore sekrete ka kliente të pazakontë. Gratë e gjithë qytetit flasin me pëshpërima për një njeri misterioz me emrin Nela, e cila shet helme të maskuara mirë. Po fati i barnatares vihet në rrezik kur klientja më e re, një 12-vjeçare e shkathët, bën një gabim të rëndë, duke shkaktuar një varg pasojash që ndihen nga shekulli në shekull.Ndërkohë, në Londrën e ditëve të sotme, historiania Karolinë Parsiuell po e kalon vetëm 10-vjetorin e martesës, gjendur në një situatë të vështirë. Kur i bie rastësisht në dorë diçka për vrasjet e pazgjidhura që tronditën Londrën dyqind vjet më parë, jeta e saj ndesh jetën e barnatares në mënyrë krejt të papritur dhe dikujt nuk do t’i shkojnë punët mirë.E mbushur me pasion, ankth, zbulime inteligjente dhe personazhe të paharrueshme, “Barnatorja e humbur” është një roman me sekrete, hakmarrje, po që nxjerr në pah edhe aleancën e përjetshme mes grave.
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Ëndërr në Pallatin e Kuq 1
0“Risia e formës së kësaj vepre, perspektiva e gjerë dhe natyra e librit që ka për objekt një univers të tërë, e kanë çuar kritikën e shkuar dhe të tashme në një shumësi interpretimesh të Ëndërr në Pallatin e Kuq. Theksi është vënë herë tek alegoria dhe herë te realizmi: roman ku personalitetet historike fshihen pas personazheve, rrugëtime për shpëtimin te besimi fetar, autobiografi, histori psikologjike të adoleshentëve, dashuri të palumtura, konteksti i Kinës së kohës, denoncim i shtrembërimeve të hierarkisë sociale dhe i shtypjes së të rinjve dhe grave… Përmes historisë së adoleshentëve të një familjeje të madhe në rrënim e sipër, lexuesit i hapet rruga për të depërtuar në universin e botës kineze, jo vetëm të shekullit XVIII. Romani është një përshkrim i hollësishëm i jetës në dy degët e klanit të pasur aristokratik Jia, Shtëpisë Rong-guo dhe Shtëpisë Ning-guo, vendosur në dy komplekse të mëdha familjare, ngjitur, në kryeqytet. Pasuria dhe ndikimi i Jiave, deri në detaje natyraliste, si dhe dekadenca e tyre, përmes fatit të rreth tridhjetë personazheve kryesore dhe mbi katërqind personazheve dytësore, mbush faqet e këtij libri me vlerë. Personazhi kryesor është trashëgimtari i lumtur i familjes, Bao-ju. Ai ka lindur me një gur “nefriti” në gojë. Bao-ju ka një lidhje të veçantë me kushërirën e sëmurë Dai-ju, me të cilën e bashkon dashuria për muzikën dhe poezinë, por është i paracaktuar të martohet me një kushërirë tjetër, Bao-çain, hiri dhe inteligjenca e së cilës janë simbol i një gruaje ideale, por me të cilën ai nuk ka një lidhje emocionale. Rivaliteti dhe miqësia romantike midis tre personazheve, në sfondin e fatit në rënie të familjes, formojnë historinë kryesore në roman.”
-
Ëndërr në Pallatin e Kuq 2

Me e mira e boteve
0Libri “Më e mira e botëve” e autorit Aldous Huxley, një vepër me moshë tetëdhjetë vjeçare dhe megjithatë ende kaq e freskët dhe ajo që e bën kaq aktuale është çka ajo thotë për qënien njerëzore në çfarëdo epoke: mallin tonë për dashuri dhe për një shoqëri që të na bëjë të ndihemi përnjëmend njerëzorë. Sipas John Lenon libri ngjan shumë me krijimet e tij dhe veçanërisht këngën e tij më të njohur “Imagine” ku njerëzit bëjnë dashuri, muzikë dhe pikturojnë dhe shkruajnë me dhe për njëri-tjetrin. Secili do të zotërojë një pjesë të vendit ku punon. Një lloj socializmi, por si asnjë nga llojet që ekzistojnë sot në botë.
-
-
-
-
Nje sepate ne duart e tua
0“Një roman për të bukurën dhe të shëmtuarën, për iluzionet dhe ëndrrat e humbura, për gjurmimin zanafillor të lumturisë nga qenia njerëzore dhe pengesat për të mbërritur tek ajo në një botë armiqësore e të tjetërsuar. Me zotësi, Solomou e nxit lexuesin të identifikohet me personazhin kryesor, Odisenë, që në të vërtetë është Odiseja i Homerit, dhe të ecë me të nëpër shtegun drejt dhe brenda vetes. I shkruar në vetën e dytë njëjës dhe në kohën e tashme, romani ndikon drejtpërdrejt me dinamikën dhe imazhet tipike të kinematografisë. Një ndikim që bëhet dhimbshëm i qartë, teksa autori hyn gjithnjë e më thellë në labirintet e ndërgjegjes së personazhit.”
-
Pavdekësia
0“Pavdekësia” rrëfen ngjarje në dy periudha kohore: Në Francën bashkëkohore, Anjeza, e martuar dhe me një vajzë të rritur, ndihet e tëhuajësuar nga i shoqi, e bija dhe motra e saj. Në Vajmarin e shekujve 18-19, Gëtja, tashmë i martuar prej kohësh dhe drejt pleqërisë, përjeton një histori të ngatërruar me Betina Brentanon, njëzet vjet më e re se ai dhe e sapomartuar.
-
-
-
-
-
-
-
-
Tenenmbule
0Ja Rinor, kjo eshte forma e nje planeti. As e sheshte, as katrore, as trekendore. Ne nuk i zbuluam dimensionet tona. Ndenjem der ne piken qe kafsha jone ndihej e qete. Kjo sfere ka pesuar ndryshime ne veterrotullimet e panumerta
-
Testamentet
0Bestseller ndërkombëtar! Fitues i Booker Prize-it për vitin 2019!“Testamentet” është vijimi i shumëpritur i romanit “Rrëfenja e shërbëtores”. Në këtë vijim elektrizues, Margaret Atwood i përgjigjet pyetjes që ka torturuar lexuesit për dekada të tëra: Çfarë ndodhi me Efreditin?“Testamentet” vjen 35 vjet pas “Rrëfenjës”, por ngjarjet kohore në roman zhvillohen 15 vjet më vonë.Ndërkaq regjimi teokratik i Republikës së Galaadit ruan ende pushtetin e vet absolut, por disa shenja tregojnë se po kalbet nga brenda. Në këtë çast vendimtar, jetët e tri grave thellësisht të ndryshme nga njëra-tjetra shkrihen në një dhe përfundimi do të jetë një furi shpërthyese.
-
-
Une jam nje macok
0Ai është një maçok me zgjuarsi të rrallë, artikulim dhe aftësi të habitshëm që vijon me aventurat e tij në një botë absurde dhe të lodhshme për kotelet, e zhytur dhe e humbur nga komentet dhe marrëzitë dhe e njerëzve që e rrethojnë. Ky është një libër me një stil tërheqës dhe futet deri në qelizën e një shoqërie vanitoze..
-