Romani “Djali me biçikletë” na e përcjell të njëjtën periudhë në këndvështrimin e një të riu hebre iraken sefardit nga Lindja Arabe. Dy këndvështrime të ndryshme, nga dy botë të ndryshme, si këndvështrimet e Lindjes e të Perëndimit.
Imazhet e fëmijërisë së dikurshme të viteve ’50-’60 të shekullit të kaluar duket se janë ngjizur përjetësisht në sytë e këtij autori ku gjithçka na shfaqet në një bulevard të njohur dhe në sheshin qendror të Tiranës. Aty ndihet jeta njerëzore, gjallojnë personazhe piktoreske, flitet për personazhe politike dhe sesi në këtë fëmijëri qëndronte gjithnjë e pranishme figura e errët e Stalinit dhe e pasuesit të tij shqiptar. Një nostalgji e përshkruar plot ngjyra dhe pamje mbresëlënëse.
Bijë e një nëne shqiptare dhe e një babai armen, i cili u mbijetoi masakrave të gjenocidit otoman dhe zgjodhi Shqipërinë për atdhe të dytë, Anisa Markarian lindi në Tiranë më 4 korrik 1962. Me gjithë prirjet për artin, sidomos për letërsinë e kinematografinë, ajo studioi mjekësi e punoi si mjeke anesteziste-reanimatore në Spitalin Nr. 2 të kryeqytetit deri në vitin 1991, kur emigroi në Francë.
Historia e një burri-në fillim fshatar, pastaj punëtor e më në fund menaxher i një dyqani bar-ushqimore-kinkaleri në një qytet të një province normande-gjithë kjo e rrëfyer me një precision kirurgjikal, pa empati dhe as ndjesi turpi, nga e bija shkrimtare.Kjo është historia e një gruaje që përballet me brishtësinë e dhimbshme të origjinës së vet dhe shkruan për prindërit e saj duke kërkuar tani një gjuhë të përbashkët, por të pamundur.